Arteta, kërkon vetëm një përforcim gjatë afatit kalimtar në janar

Futboll

Arteta, kërkon vetëm një përforcim gjatë afatit kalimtar në janar

Më: 6 nëntor 2022 Në ora: 13:54
Arteta

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka një kërkesë për drejtuesit e klubit londinez.

Arteta i ka thënë Arsenalit që të nënshkruajë me mesfushorin e Lesterit, Juri Tielemans, në afatin kalimtar të janarit.

‘The Sun’ po raporton se ‘Topçinjtë’ janë të gatshëm të mbështesin Artetën këtë dimër dhe menaxheri dëshiron Tielemans. Mesfushorit i skadon kontrata në verë dhe vlerësohet rreth 40 milionë funte.

Skuadra londineze tash e një kohë është duke e monitoruar lojtarin. Mbetet të shihet nëse do ndodh një lëvizje e tij në ‘Emirates’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat