Feronikeli 74 +3 pikë nga vendi i dytë, ditë të zeza për Vëllaznimin

Futboll

Feronikeli 74 +3 pikë nga vendi i dytë, ditë të zeza për Vëllaznimin

Nga: K. G. Më: 6 nëntor 2022 Në ora: 22:09
Pamje nga një ndeshje

Feronikeli 74 nga Drenasi kryeson renditjen me 28 pikë, ka tre më shumë se Istogu në pozitën e dytë.

Çudia është me Vëllaznimin e Gjakovës, skuadër që është thelluar në fund të renditjes me 2 pikë në Ligën e Parë të Kosovës në futboll, Grupi A..

Ditë të zeza për Vëllaznimin dhe tani ka 10 pikë me pak se pozita e parafundit Trepça. 

Gjakovarët pësuan humbjen e 11-të, deri me tani nuk dijnë se çka është fitorja. 

Rezutatet - Java e 13-rë

Feronikeli 74 - Phoniex 3:0
Istogu - Drenasi 4:0
Liria - Rlindja 1974 2:1
Rahoveci - Trepça 2:2
A&N - Vëllaznimi 3:0

Feronikeli 74 kryeson me 28 pikë, pasojnë Istogu 25, Rahoveci 22, Phoniex 22, Liria 21, Drenasi 18, Rilindja 1974 17, A&N 13, Trepça 12 dhe Vëllaznimi 2.

Në javën e ardhshme do të takohen: Vëllaznimi - Rahoveci, Trepça - Liria, Rilindja 1974 - Istogu, Drenasi - Feronikeli 74 dhe Phoniex - A&N.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat