Tramezzani bën parashikimin e sfidës së Championsit, Milan - Tottenham

Futboll

Tramezzani bën parashikimin e sfidës së Championsit, Milan - Tottenham

Më: 8 nëntor 2022 Në ora: 12:40
Tramezzani

Ish-mbrojtësi i Tottenham, Paolo Tramezzani, që ka bërë dhe zëvendëstrajnerin e kombëtares kuqezi në kohën e De Biasi, edhe si finalistë të “Euro 2016”, foli për shortin e Ligës së Kampionëve, duke u ndalur në veçanti te Milani.

Kampionët e Italisë do të luajnë në 1/8 finale të Champions-it ndaj “Spurs”, të drejtuar nga trajneri i njohur italian Antonio Conte. Duke folur për “Gazzetta dello Sport”, Tramezzani nënvizoi: “Tottenham ka një identitet të fortë dhe një stil unik. Në 30-40 vitet e fundit, ‘Spurs’ nuk kanë pasur një periudhë të artë si Chelsea apo Arsenal, por brohoritjet mbeten shumë të nxehta”.

Lidhur me ballafaqimin e Ligës së Kampionëve, ish-ndihmësi i De Biasit në kombëtaren shqiptare tregoi cili është favoriti mes Piolit dhe Contes: “Unë them se Milani ka 55% shanse. Ka edhe pak zemër në këtë parashikim timin.

Gigi Ragno, i cili drejton portierët te Milani, është miku im më i mirë. Në çdo rast, dy trajnerë të mëdhenj. Më pëlqen gjithçka në lidhje me Conte, veçanërisht se si ekipet e tij janë gjithmonë të dallueshme. Lojërat sistematike, pozicioni i gjysmës së krahëve, karakteri”.

Ja mendimi për favoritin e tij mes yjeve të dy skuadrave: “I preferuari im është Son. Nëse më pyesni se cilët janë pesë të preferuarit e mi në botë, ai është aty. Më pëlqen se si luan në rolin e sulmuesit, si zgjedh të sulmojë thellësinë, kur hapet, kur të gjendet në zonë. Dhe pastaj, kur përshpejtohet, nuk e humb cilësinë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat