Belgjika në ankth

Futboll

Belgjika në ankth

Më: 8 nëntor 2022 Në ora: 19:35
Lukaku

Belgjika është në ankth, pasi një nga futbollistët më të rëndësishëm, Romelu Lukaku, rrezikon seriozisht që të mos ta shohim në Kupën e Botës.

Sulmuesi i Interit, i cili ka shënuar 68 gola në 102 ndeshje me kombëtaren e tij, prej disa javësh po vuan nga një dëmtim.

Rikthimi në fushë në duelin ndaj Viktoria Plzen duket se ishte i nxituar.

Për këtë arsye, të premten, me shumë mundësi do të merret një vendim përfundimtar nga mjekët e Belgjikës në lidhje me fatin e sulmuesit.

Lukaku me fizikun e tij është një ndihmë e madhe për yjet e Belgjikës për të qenë më të frikshëm në aksionet sulmuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat