Një tifoz i United dëshiron të blejë Liverpoolin

Futboll

Një tifoz i United dëshiron të blejë Liverpoolin

Më: 9 nëntor 2022 Në ora: 11:51
Një tifoz i United dëshiron të blejë Liverpoolin

Klubi i Liverpoolit ka dalë në shitje. Kompania amerikane “Fenëay Sports” që drejtohet nga John Henry synon të gjejë aksionerë të rinj, por nuk përjashtohet dhe shitja e pjesës më të madhe të aksioneve.

The Athletic shkruan se pronarët kërkojnë 3.5 miliardë paund për të shitur një nga klubet më historik dhe më të lavdishëm në planet, teksa në skenë ka dalë një kandidat.

Ish-kampioni i botës në UFC, Conor McGregor ka shprehur publikisht dëshirën dhe interesimin e tij për blerjen e “The Reds”.

“Do kisha shumë dëshirë ta blija Liverpoolin. Menjëherë nisa të kërkoja informacion për këtë çështje sapo mora vesh që klubi ka dalë në shitje. Çfarë klubi!”, shkruan luftëtari irlandez në rrjetet sociale.

McGregor është një tifoz i zjarrtë i Celticut dhe Manchester United. Në muajt e fundit emri i tij u lidh edhe me Chelsea, pasi Abramovich u detyrua ta shiste klubin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat