Hyn në historinë e Interi

Futboll

Hyn në historinë e Interi

Më: 10 nëntor 2022 Në ora: 12:22
Dzeko

Interi arriti të fitonte mbrëmjen e djeshme me rezultatin tenistik 6-1 ndaj Bolonjës, në stadiumin “Giuseppe Meazza”, e vlefshme për javën e 14-të në Serinë A italiane.

Ndeshja nisi keq për zikaltërit teksa e gjendën veten në disavantazh, por ekipi i Simone Inzagit reagoi menjëherë duke fituar me shifrat 6-1.

Golat u shënuan nga Edin Xheko, dopietë e Federiko Dimarkos, Lautaro Martinez, një penallti e shndërruar në gol nga Hakan Çalhanollu dhe Robin Gosens që i vuri “kapakun” sfidës.

Sipas faqes së statistikave “OPTA Paolo”, Edin Xheko bëhet futbollisti i dytë më i vjetër që ka gjetur rrugën e rrjetës në Serinë A me fanellën e Interit (36 vjeç e 237 ditë), pas Sinisha Mihajlloviq (37 vjeç e 47 ditë), me sulmuesin boshnjak që ka parakaluar legjendën zikaltër, Xhuzepe Meacan në renditje (36 vjeç e 233 ditë).

Aktualisht, me Interin në Serinë A në këtë sezon, Edin Xheko është aktivizuar në 14 ndeshje duke shënuar 4 gola dhe duke dhuruar gjithashtu edhe 2 asiste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat