Olmo ‘harron’ Barcelonën

Futboll

Olmo ‘harron’ Barcelonën

Më: 12 nëntor 2022 Në ora: 15:42
Olmo ‘harron’ Barcelonën

Ishte afër transferimit të Barcelona, por tashmë duket më afër rivalit të përbetuar të katalonasve, Real Madridit.

Ylli spanjoll i klubit gjerman, RB Leipzig, Dani Olmo, sipas mediave të huaja, verën e kaluar i ishte ofruar Real Madridit.

Kontrata e Olmos me Leipzig skadon në vitin 2024, por reprezentuesi spanjoll, thuhet së dëshiron rikthimin në vendlindje qysh verën e ardhshme.

Real Madridi siç raportohet, është më afër Olmo-s, madje edhe vet lojtari preferon kalimin në Madrid.

Drejtuesit e skuadrës ‘merenguese’ pritet që shumë shpejt të nisin negociatat me Leipzig për transferimin e mundshëm të Olmo-s në ‘Bernabeu’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat