Idhulli Alaba dhe Gasperini, rrëfimi i gjermanit

Futboll

Idhulli Alaba dhe Gasperini, rrëfimi i gjermanit

Më: 12 nëntor 2022 Në ora: 15:49
Idhulli Alaba dhe Gasperini, rrëfimi i gjermanit

Robin Gosens nuk po kalon një moment të lehtë, pasi ngeli jashtë listave të Gjermanisë për Botërorin, edhe pse duke parë kohën e paktë të aktivizimit, vendimi i Hansi Flikut ishte i pritshëm.

IDHUJT DHE PASIONET – “Idhulli im është David Alaba, sepse më ka impresionuar gjithmonë niveli në të cilin mbulon çdo rol të mundshëm. Kush është Batmani i Robinit?

Është babai, personi më i rëndësishëm i jetës sime dhe përveç tij personat të cilëve do t’u jem falënderues gjithë jetën janë Gasperini dhe Pusiç, trajneri im i parë në Holandë.

Nuk e di çfarë do të më rezervojë e ardhmja, por e kam pohuar disa herë që dua ta mbyll karrierën në Gjermani. Klubi me të cilin jam tifoz? Shalke, që fëmijë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat