Miqësoret me Italinë dhe Armeninë, ja programi mediatik e stërvitor i Kombëtares

Futboll

Miqësoret me Italinë dhe Armeninë, ja programi mediatik e stërvitor i Kombëtares

Më: 12 nëntor 2022 Në ora: 22:19
Miqësoret me Italinë dhe Armeninë

Kombëtarja shqiptare do të nisë këtë të diel përgatitjet në kuadër të dy ndeshjeve miqësore ndaj Italisë (më 16 nëntor) dhe ndaj Armenisë (më 19 nëntor).

Ekipi kuqezi do të akomodohet në kompleksin Tropikal në Durrës, ku do të zhvillojë përgatitjet për dy miqësoret, ndërkohë që grupi pritet të kompletohet deri të dielën mbrëma pasi të gjithë lojtarët e ftuar të kenë përfunduar impenjimet me klubet respektive.

Kombëtarja do t’i zhvillojë seancat po në Durrës, ndërkohë që një ditë para ndeshjes me Italinë kuqezinjtë do të zhvillojnë një seancë stërvitore në stadiumin “Air Albania” të Tiranës. Pak pas përfundimit të seancës po në stadium do të zhvillohet edhe konferenca zyrtare para ndeshjes e trajnerit dhe kapitenit.

Më poshtë, po ju njohim me programin paraprak mediatik dhe stërvitor të kombëtares kuqezi për këto dy miqësore. Të gjitha oraret dhe aktivitetet janë të përcaktuara sipas axhendës paraprake, ndërkohë që si zakonisht ky program mund të jetë subjekt i ndryshimeve.

E diel, 13 nëntor 2022

Konferencë për median e trajnerit Edoardo Reja në Tropikal-Durrës, ORA 11:00
Seanca stërvitore e Kombëtares, ORA 16:00.
(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

E diel, 13 nëntor 2022

Konferencë për median e trajnerit Edoardo Reja në Tropikal-Durrës, ORA 11:00
Seanca stërvitore e Kombëtares, ORA 16:00.
(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

E hënë, 14 nëntor 2022

Konferencë për median e dy lojtarëve të Kombëtares në Tropikal-Durrës, ORA 13:00.
Seanca stërvitore e Kombëtares, ORA 15:00.
(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

E martë, 15 nëntor 2022

Konferencë zyrtare për shtyp e trajnerit dhe kapitenit, ORA 18:30, në stadiumin “Air Albania”, Tiranë.
Seanca zyrtare stërvitore në stadiumin “Air Albania” përpara miqësores Shqipëri-Itali, ORA 17:00.
(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

E mërkurë, 16 nëntor 2022

Ndeshja miqësore, Shqipëri-Itali, ora 20:45 në stadiumin “Air Albania”, Tiranë.

E enjte, 17 nëntor 2022

Konferencë për median e dy lojtarëve të Kombëtares në Tropikal-Durrës, ORA 13:00.
Seanca stërvitore e Kombëtares, ORA 15:00.
(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

E premte, 18 nëntor 2022

Konferencë zyrtare për shtyp e trajnerit dhe kapitenit, ORA 14:30, në Tropikal, Durrës.
Seanca zyrtare stërvitore në Tropikal, Durrës përpara miqësores Shqipëri-Armeni, ORA 15:00.
(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

E shtunë, 19 nëntor 2022

Ndeshja miqësore, Shqipëri-Armeni, ora 17:30, në stadiumin “Air Albania”, Tiranë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat