Shpëtojnë Mourinhon nga turpi i radhës

Futboll

Shpëtojnë Mourinhon nga turpi i radhës

Më: 13 nëntor 2022 Në ora: 18:06
Shpëtojnë Mourinhon nga turpi i radhës

Shpëtojnë Mourinhon nga turpi i radhës!

Përballja Roma-Torino në javën e 15-të të Seria A është mbyllur me barazimin 1-1. 

Gjatë pjesës së parë të dyja ekipet tentuan të zhbllokonin rezultatin, por asnjëra prej tyre nuk ishte me fat. Kështu 45 minutat e para u mbyllën me rezultatin 0-0.

 Pas nisjes së pjesës së dytë, në minutën e 55′ Lineti zhblloi sfidën duke kaluar miqtë në avantazh. Në minutën e 89′ për shkak të protestave, trajneri i Romës, Zhoze Murinjo u ndëshkua me karton të kuq. Pas përfundimit të kohës së rregullt, në minutën e 90+2′ Beloti gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.

Por vetëm pas dy minutash Dibala gjuan topin por ai përfundon në traversë. Pasi topi kthehet pas aty është Matiç për të shënuar golin e barazimit. Pra Dibala dhe Matiç padyshim mund të cilësohen lojtarët e sfidës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat