Sermaxhaj: “Katar 2022”, do të jetë botërori më i mirë që do luhet ndonjëherë

Futboll

Sermaxhaj: “Katar 2022”, do të jetë botërori më i mirë që do luhet ndonjëherë

Nga: K. G. Më: 15 nëntor 2022 Në ora: 18:31
Genc Sermaxhaj

Ethet e Kampionatit Botëror të futbollit, kanë kapluar globin.

Zvicra me tre shqiptarë, Xherdan Shaqirin, Granti Xhakën e Ardon Jasharin, synojnë më të mirën.  

Analisti i futbollit, Genc Sermaxhaj, thotë se ky kampionat do të jetë më i mirë që është zhvilluar deri me tash, duke dhënë edhe arsyet konkrete.

“’Katar 2022’, do të jetë botërori më i mirë që do luhet ndonjëherë, sepse luhet në sezonin vjeshtor! 

Kjo kohë është ideale për gjendjen maksimale fizike të lojtarëve, sesa në botërorët e kaluar kur lojtarët vinin nga kampionatet shtetërore të stërmundimshme, dhe mezi prisnin të shkonin në pushime. 

Kjo e bën Kampionatin Botëror me ritëm më të lartë të lojës, më atraktiv dhe me shumë freski nga lojtarët për të bërë maksimumin për suksese. 

Kupa e Botës në futboll është ngjarja më e madhe e futbollit në botë padyshim, sepse në të garojnë kombëtaret më të mira me lojtarët më të mirë të ftuar.

Dhe ky botëror mund të jetë botërori me mundësi për të gjitha kombëtaret, sepse metodat e punës, rikuperimit, modeli i lojës, trajningjet, mjekësia sportive e të tjera, janë shumë të përafërta. Ajo që dallon është cilësia e lojtarëve në kombëtare që mund të jetë vendimtare në situata e lojë të caktuara. 

Gjithashtu ky botëror do të jetë i fundit për shumë yje të futbollit, dhe kjo shton edhe më shumë emocionet dhe nostalgjinë që ata t’i shohim për të fundit herë duke performuar në fushën e lojës në fanellën e shteteve të tyre”, ka shkruar Sermaxhaj në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat