Xhaka përkrah yjeve

Futboll

Xhaka përkrah yjeve

Më: 17 nëntor 2022 Në ora: 11:13
Xhaka përkrah yjeve

Arsenali dhe Newcastle United padyshim që janë befasitë më të këndshme këtë edicion në Ligën Premier.

Topçinjtë janë lider në elitën e futbollit 14 xhirove me 37 pikë, derisa Newcastle United ndodhet në vendin e tretë me shtatë pikë më pak se londinezët.

Legjenda e futbollit anglez dhe golashënuesi më i mirë në histori të Ligës Premier, Alan Shearer ka bërë formacionin më të mirë të sezonit deri më tani në elitë.

Shearer e ka bërë 11shen më të mirë për Ligën Premier, ku pjesë e saj është edhe mesfushori nga Kosova, Granit Xhaka që po kalon nëpër formën më të mirë jetësore.

Ky formacion dominohet nga futbollistët e Newcastle United që janë pesë të tillë, tre nga Manchester City, dy nga Arsenal dhe një tjetër nga Leicester City.

Nick Pope është në portë, derisa mbrojtja përbëhet nga Kieran Trippier, William Saliba, Fabian Schar dhe Joao Cancelo.

Në mesfushë është talenti i madh brazilian Guimaraes dhe Granit Xhaka, derisa katërshja ofensive përbëhet nga Miguel Almiron, Kevin de Bruyne, James Maddison dhe Erling Haaland.

Sipas legjendës angleze Alan Shearer, trajneri më i mirë deri në këto momente në Ligën Premier është Mikel Arteta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat