Futbollisti i drejton pistoletën arbitrit, e përjashtojnë përjetë

Futboll

Futbollisti i drejton pistoletën arbitrit, e përjashtojnë përjetë

Më: 17 nëntor 2022 Në ora: 23:03
Futbollisti i drejton pistoletën arbitrit

Një foto që u bë virale në rrjetet sociale ka nxjerrë në dritë një episod absurd, në kufijtë e çmendurisë të ndodhur fundjavën e kaluar në një ligë të ulët të futbollit hungarez.

Në foto shfaqet një futbollit i veshur me xhaketë dhe tuta sportive, teksa futet në fushë dhe i drejton pistoletën nga mbrapa, gjyqtarit anësor. E gjithë kjo ngjason me një skenë filmi, por rezulton të ketë ndodhur vërtet në ndeshjen e kampionatit amator hungarez mes Pér LSE dhe Tényő SE.

Personi që drejtoi armën gjyqtarit anësor, u identifikua me emrin Krisztian Toth, teksa u përjashtua përjetësisht nga futbolli  dhe ndaj tij u hap edhe një çështje penale me akuzën e ngacmimit dhe kërcënimit.

Lojtari u mbrojt duke thënë se ishte një armë lodër dhe se bëhej fjalë për një shaka: “Veprimet e mia ishin qartazi një shaka , nuk kisha ndërmend të dëmtoj askënd! Arma i përkiste djalit të njërit prej lojtarëve në fushë, është thjesht një armë lodër plastike , asgjë e veçantë.

Në atë moment as që më kishte shkuar në mendje se cilat mund të ishin pasojat e një shakaje të pamatur, për të cilën u pendova menjëherë”, tha futbollisti në një intervistë për gazetën lokale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat