Kapiteni i Valencias merr lajmin e keq

Futboll

Kapiteni i Valencias merr lajmin e keq

Më: 18 nëntor 2022 Në ora: 14:04
Enrique

Jose Gaya e priti me gëzim të madh ftesën e trajnerit Luis Enrique për të përfaqësuar Spanjën në Kupën e Botës Katar 2022, por kapiteni i Valencias ka humbur pjesëmarrjen në Botërorin e tij të parë si pasojë e një dëmtimi që pësoi përpara miqësores ndaj Jordanisë.

Anësori i majtë, i cili muajin e kaluar rinovoi deri në vitin 2027 me skuadrën e zemrës, ndrydhi kyçin e këmbës në seancën e fundit stërvitore përpara takimit të fituar 3-1 ndaj Jordanisë, sfidë të cilën e ndoqi nga stoli.

Shtypi iberik raporton se Gaya nuk mund të japë kontributin e tij te Spanja dhe do të rikthehet në vendlindje për të nisur fazën e rikuperimit. Dhimbje koke për trajnerin Luis Enrique, i cili pritet ta zëvendësojë liderin e ekipit të Gattusos me 19-vjeçarin Alejandro Balde të Barcelonës.

Spanja luan ndeshjen e parë në Katar 2022 më 23 nëntor ndaj Kosta Rikës. Dy kundërshtarët e tjerë të djemve të Luis Enrique-s në grupin E janë Gjermania dhe Japonia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat