Odegaard tregon për “ndërlidhjen e mirë”

Futboll

Odegaard tregon për “ndërlidhjen e mirë”

Më: 18 nëntor 2022 Në ora: 17:05
Odegaard tregon për “ndërlidhjen e mirë”

Martin Odegaard ka treguar se ai ndërlidhet “shumë mirë” me bashkëatdhetarin e tij, sulmuesin e Manchester City, Erling Haaland

Odegaard dhe Haaland ndajnë një lidhje speciale në mes të tyre. Ata të dy luajnë për Norvegji dhe kanë një kimi të përbashkët është evidente dhe shihet gjatë lojës së tyre për Kombëtare. Mesfushori i Arsenalit ka treguar se që në fillimet e tyre dhe Haaland është njëri nga shokët e tij më të ngushtë në zhveshtore.

“Ne kishim një lidhje të mirë që nga fillimi. Ai është një djalë me humor të mirë! Në Kombëtare, ai është njëri prej lojtarëve që kalojë më së shumti kohë më të”, tha Odegaard për BT Sport.

Më parë, kapiteni i Arsenalit madje kishte insistuar që Haalnd ta zgjedhe skuadrën e nga Londra në vend të Manchester City në verë. Por, kapiteni buzëqesh për këtë! “Po, kam provuar! Kur tifozët e Arsenalit postonin foto timen me të në fanelë të Arsenalit, ia dërgova atij, e dini? Isha duke punuar por fatkeqësisht kjo nuk ishte e mjaftueshme. Ai qeshi. Është djalë me humor të mirë”, kishte thënë ai më herët”.

Norvegjia do të luajë kundër Finlandës me 20 nëntor në një miqësore, në të cilën dyshja pritet të luajnë nga fillimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat