Shqiptari ndëshkon skuadrën serbe

Futboll

Shqiptari ndëshkon skuadrën serbe

Më: 20 nëntor 2022 Në ora: 17:59
Ilustrim

Idriz Batha u shfaq protagonist në miqësoren që UTA Arad fitoi 2-1 ndaj Vojvodinës, ekipit që garon në elitën e futbollit serb.

Ish-kapiteni i Tiranës, realizoi golin e dytë për skuadrën rumune.

Ishte minuta e 63’ kur 30-vjeçari nga Gjirokastra ekzekutoi saktë një penallti dhe dërgoi UTA Arad në avantazh të dyfishtë, ndërkohë që Vojvodina shkurtoi rezultatin shtatë minuta nga fundi.

Batha është pjesë e skuadrës rumune prej korrikut të vitit 2021, periudhë kur me UTA Arad firmosi edhe Erion Hoxhallari, një tjetër ish-lojtar dhe ish-kapiten i bardhebluve të Tiranës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat