Vuri bast një shumë të çmendur për Argjentinën: humbi gjithçka

Futboll

Vuri bast një shumë të çmendur për Argjentinën: humbi gjithçka

Më: 22 nëntor 2022 Në ora: 17:54
Vuri bast një shumë të çmendur për Argjentinën: humbi gjithçka

Humbja e Argjentinës ndaj Arabisë Saudite është pa dyshim surpriza e parë në Kupën e Botës ne Katar. Një tronditje për tifozët Albiceleste, të cilët, sidomos pas golit të parë të Messit, dukeshin gati të përjetonin një ditë qetësie totale. E megjithatë ndodhi permbysja e jashtëzakonshme që ka mahnitur edhe ata që kishin vendosur të vendosnin bast për suksesin e fituesve të Kupës së Amerikës.

Padyshim që basti pro Argjentinës dukej zgjidhja më e thjeshtë duke pasur parasysh se kombëtarja e Scalonit ishte shumë e favorizuar në parashikime në krahasim me skuadrën saudite. Ndoshta kështu menduan shume por sidomos ai, nje bastexhi anonim që vendosi të investonte në baste një shumë monstruoze, paksa si ato me të cilat është mësuar ylli i muzikës popullore Drake.

Për të zbuluar gjithçka ishte agjencia e basteve TAB, përmes profilit të saj zyrtar në Twitter. Ky përdorues shumë i pasur ka investuar bukurinë e 160 mijë paundëve, ose rreth 185 mijë euro, në një bast: u luajt rezultati me shenjen “1” dhe si rrjedhim fitorja e Argjentinës, duke supozuar një sukses për amerikano-jugorët në një përballje që në letër dukej pa histori. Por ndodhi paparashikueshmëria e Kupës së Botës, me suksesin e Arabisë.

Një befasi e vërtetë për këtë bastexhi, i cili në rast fitoreje të Albiceleste do të sillte në shtëpi një fitim prej “vetëm” 20 mijë paund, rreth 24 mijë euro. Me pak fjalë, jo tamam loja ideale: duke marrë parasysh koeficientin 1.13, ky bastexhi ka humbur një shumë të madhe, me shpresën e një fitoreje “të vogël” në krahasim me atë që kishte vënë bast.

Por sigurisht që nuk është lojtari i vetëm që ka humbur një kapital. Një tjetër bastexhi kishte vendosur gjithashtu një maksi-investim në Argjentinë, me 100,000 paund me një diferencë prej 3 ose më shumë gola. Në këtë rast, megjithatë, ai do të kishte sjellë në shtëpi më shumë se kolegu i tij: 170 mijë paund. Një ditë shumë e keqe, pra, me shpresën që të mos jenë të paktën tifozë argjentinas. Në këtë rast fyerja do të ishte absolutisht e dyfishtë.

Megjithatë këto janë vetëm disa nga bastet e veçanta të zbuluara nga TAB. Në fakt, janë përmendur edhe baste të tjera të veçanta në ndeshje të tjera dhe rezultate të përgjithshme: ka nga ata që kanë vënë bast 1000 paund për Zvicrën si fituese të turneut, me një fitore të mundshme prej 101 mijë paund. Ka edhe nga ata që kanë luajtur 500 paund ndaj australianëve dhe në rast fitoreje ndaj Francës do të merrnin 5000 paund.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat