​Portugali-Ganë, Ronaldo pritet ta nisë si startues Botërorin

Futboll

​Portugali-Ganë, Ronaldo pritet ta nisë si startues Botërorin

Më: 24 nëntor 2022 Në ora: 12:13
​Portugalia

Pas Lionel Messit i cili e nisi jo mirë Kampionatin Botëror, sot do të nis rrugëtimin në këtë kompeticion edhe Cristiano Ronaldo i cili me kombëtaren e tij, Portugalinë, do të ballafaqohet me Ganën.

Kjo ndeshje është e vlefshme për grupin H, një grup ky mjaftë i vështirë që ka në përbërje edhe Uruguain dhe Korenë e Jugut.

Tashmë-ish lojtari i Manchester United pritet që në këtë takim të startojë si titullar.

Ndeshja fillon nga ora 17:00 dhe këto janë formacionet e mundshme:

Portugali: (4-3-3): Costa; Cancelo, Pepe, Dias, Guerreiro; Neves, Carvalho, Fernandes; B. Silva, Ronaldo, Leao.

Ganë: (4-2-3-1): Ati Zigi; Lamptey, Amartey, Salisu, Baba; Partey, Abdul Samed; A.Ayew, Kudus, J. Ayew; Williams.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat