Gravesen kritika drejt Kjaer

Futboll

Gravesen kritika drejt Kjaer

Më: 25 nëntor 2022 Në ora: 15:02
Gravesen kritika drejt Kjaer

Legjenda e futbollit danez, Thomas Gravesen në një intervistë për Tipsbladet është shprehur se mbrojtësi i Milanit dhe i Danimarkës, Simon Kjaer rrezikon përjashtimin në ndeshjen e radhës kundër Francës, duke parë sulmin e Francës që është i përbërë nga Dembele, Mbappe e shumë elemente të tjerë shumë herë më të shpejtë se veterani danez.

“Unë do ta lija jashtë, por nuk do të më çudite nëse ai fillon.

Është radha e Hjulmand të vendosi.

Por të gjithë e pamë sesi humbi duelin e shpejtësisë me Jebalin kundër Tunizisë dhe tani do të përballet me Dembele dhe Mbappe, të cilët janë dhjetë herë më të shpejtë.”,- është shprehur Gravesen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat