Bardheblutë prezantojnë Sebino Plakun

Futboll

Bardheblutë prezantojnë Sebino Plakun

Më: 25 nëntor 2022 Në ora: 17:14
Bardheblutë prezantojnë Sebino Plakun

Lëvizje surprizë të klubi i Tiranës. Ish-sulmuesi i mirënjohur kryeqytetas, Sebino Plaku është emëruar trajneri i ekipit U-15 të bardhebluve. Lajmi është konfirmuar nga vetë kryeqytetasit nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare të akademisë.

Plaku do të nisë kështu një karrierë të re, kësaj here si trajner, teksa si futbollist arriti të linte gjurmë duke fituar mjaft trofe. Akademia e Tiranës duket se po punon intesivisht duke afruar në strukturat e klubit emra të rëndësishëm që kanë lënë gjurmë në futbollin shqiptar.

“Akademia e Futbollit Tirana njofton afrimin e trajnerit Sebino Plaku ne rolin e trajnerit te ekipeve të grupmoshave U-14 dhe U-15 të kategorisë së dytë.

Sebino Plaku do të jetë gjithashtu pjesë e ekipit të parë. Ish-futbollisti me një karrierë të pasur sportive vjen tashmë si pjesë e stafit bardheblu. Akademia sigurohet të sjellë në krye të të rinjve trajnerë me eksperiencë që kanë lënë gjurmë në futbollin shqiptar”, shkruhej në njoftimin e klubit bardheblu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat