Tite zëvendëson Neymar me një mesfushor

Futboll

Tite zëvendëson Neymar me një mesfushor

Më: 28 nëntor 2022 Në ora: 16:52
Tite zëvendëson Neymar me një mesfushor

Brazili në kërkim të fitores së dytë në Grupin G teksa kombëtarja Selecao përballet me Zvicrën.

Edhe Helvetët nga ana e tyre vijnë me tre pikë dhe synojnë një paraqitje pozitive ndaj Brazilit favorit për triumfin final në Botërorin e Katarit. Trajneri Tite vuan mungesën e Neymar të dëmtuar ndaj Serbisë teksa dy janë ndryshimet në formacionin e brazilianëve.

Danilo është uulur në stol dhe në vendin e tij aktivizohet Militao në krahun e djathtë, ndërsa Fred rreshtohet në mesfushë përkrah Casemiros. Në sulm, dyshja Richarlison e Paqueta.

Ndërkohë, në kampin zvicerian, Xherdan Shaqiri është ulur në stol ndërsa titullar është kapiteni Granit Xhaka. Në sulm, luan dyshja Vargas-Embolo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat