Olmo bën parashikimin e bujshëm

Futboll

Olmo bën parashikimin e bujshëm

Më: 30 nëntor 2022 Në ora: 16:47
Olmo bën parashikimin e bujshëm

Spanja është skuadra kryesuese në Grupin E të Botërorit të Katarit me katër pikë dhe në ndeshjen e tretë dhe të fundit në grup do të luajë kundër Japonisë, ndërsa dyshja e dytë përbëhet nga Gjermania dhe Kosta Rika.

Në prag të mbylljes së fazës me grupe, ylli i kombëtares spanjolle Dani Olmo ka dhënë një intervistë për Marca-n. Ndonëse faza e grupeve nuk ka përfunduar ende, gazetari ka pyetur Olmin se kë sheh në finalen e Botërorit.

“Spanja mposht Kroacinë në finale”, është përgjigjur 24-vjeçari i Leipzig, ku është transferuar pas gjashtë vitesh te Dinamo e Zagrebit.

“Ashtu siç donim të mundim Kosta Rikën dhe Gjermaninë, duam të mposhtim edhe Japoninë. Nuk do të bëjmë llogari. Qëllimi janë 1/8”, ka shtuar Olmo.

“Askujt nuk i pëlqen të luajë kundër Spanjës. Ne gjithmonë luajmë për fitore,” ka vazhduar Olmo për Marca. Olmo ka luajtur mbi 180 minuta në Kupën e Botës duke shënuar dhe duke dhënë një asist.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat