De Biasi për median italiane: Rrahmani super!

Futboll

De Biasi për median italiane: Rrahmani super!

Më: 2 dhjetor 2022 Në ora: 13:08
De Biasi për median italiane: Rrahmani super!

Trajneri më i suksesshëm i historisë së Kombëtares dhe strategu aktual i Azerbajxhanit, Giani de Biasi a folur gjatë për “Tuttomercatoweb”, ku ka treguar skuadrën e preferuar në Botëror. Italiani flet edhe për Napolin dhe veçanërisht për Amir Rrahmanin, që e nisi te Partizani dhe tashmë është një prej liderëve të Napolit.

“Mendoj se ai ka një potencial të jashtëzakonshëm, edhe në nivelin fizik.

Para disa sezonesh luante në një kampionat të vogël, te Partizani i Tiranës në Shqipëri dhe bëri një udhëtim të rëndësishëm përpara se të mbërrinte te Napoli.

Ai kaloi fillimisht në Kroaci dhe më pas erdhi në Itali te Verona. Ishte shumë i zoti për t’u ambientuar dhe në vende të ndryshme dhe kjo ndodh falë cilësive të mëdha të tij”, tha Giani de Biasi.l

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat