Gjendja e Neymarit

Futboll

Gjendja e Neymarit

Më: 3 dhjetor 2022 Në ora: 12:18
Gjendja e Neymarit

Neymar, ndodhet ende në pushim pas ndrydhjes së kyçit të këmbës së djathtë të pësuar në ndeshjen e parë të Brazilit në Kupën e Botës.

Megjithatë mjeku i Brazilit ka bërë me dije se sot sulmuesi mund të nisë stërvitjen me top. Brazili do të përballet të hënën me Korenë e Jugut në fazën e të 16-ave dhe para këtij takimi mjeku skuadrës së brazilit ka dhënë një lajm të mirë.

“Sa i përket Neymar dhe Alex Sandro (ai lëndoi kofshën) ata nuk kanë rifilluar ende punën.

Do të nisin të shtunën dhe është e rëndësishme të vëzhgosh se si reagojnë. Në varësi të këtyre dy ditëve të ardhshme, do të shihet nëse mund të jenë ose jo në gjendje të luajnë”- tha Dr. Rodrigo Lasmar në konferencën për shtyp, pas humbjes kundër Kamerunit.

Nga ana tjetër shqetësuese janë rastet e Alex Telles dhe sulmuesit Gabriel Jesus, të dy të dëmtuar në gju. Ata janë zëvendësuar gjatë ndeshjes dhe do të duhet të ekzaminohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat