Van Gaal: Kondicioneri problem serioz në Katar, po përhapet gripi

Futboll

Van Gaal: Kondicioneri problem serioz në Katar, po përhapet gripi

Më: 3 dhjetor 2022 Në ora: 13:28
Van Gaal: Kondicioneri problem serioz në Katar, po përhapet gripi

Kondicioneri shumë i fortë vazhdon të jetë problem në Katar.

Edhe Holanda po përballet me probleme shëndetësore në skuadrën e saj, ose të paktën kështu deklaroi trajneri i “tulipanëve” Louis van Gaal.

Ai theksoi se është i shqetësuar për të këtë gjë, megjithatë shtoi se duhet të ecin përpara.

“Nuk dua ta trajtoj këtë çështje, por gripi po qarkullon dhe sigurisht që është një shqetësim, megjithatë duhet të ecim përpara.”-tha trajneri në prag të ndeshjes së 1/8, kundër Shteteve të Bashkuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat