Kjo deklaratë e Shaban Tërstenës, i elektrizon serbët: Stadiumi dhuratë për Kosovë, të quhet...

Futboll

Kjo deklaratë e Shaban Tërstenës, i elektrizon serbët: Stadiumi dhuratë për Kosovë, të quhet...

Nga: K. Goca Më: 3 dhjetor 2022 Në ora: 14:27
Ilustrim

Sportisti më i mirë shqiptar i të gjitha kohërave, ish mundësi i mirënjohur Shaban Tërstena, ka një propozim interesant dhe të fuqishëm që lidhet e tëra me stadiumin ku mbrëmë u shemb Serbia.

Kampioni olimpik në vitin 1984 dhe nënkampioni olimpik në vitin 1988, Shaban Tërstena, thotë se Stadiumin ‘974’’ të emërtohet “Xhaka – Shaqiri”.. 

Image

Shaban Tërstena 

“Stadiumin ‘974’’ të cilin do ta marrë si dhuratë populli i Kosovës: Të quhet me dy emrat legjendarëve të kombit shqiptar... “Xhaka dhe Shaqiri”.

Ky është mendimi im si një sportist Shqiptar”, ka shkruar Tërstena në profilin e tij në facebook. Kjo do t’i elektrizojë dhe më shumë serbët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat