Selektori i Francës: Nuk ishte e lehtë

Futboll

Selektori i Francës: Nuk ishte e lehtë

Më: 4 dhjetor 2022 Në ora: 22:09
Selektori i Francës: Nuk ishte e lehtë

Franca mposhti Poloninë me rezultatin 3-1 duke siguruar kualifikimin në çerekfinalet e Kupës së Botës. Golat u shënuan nga Oliver Zhiru në minutën e 44′ dhe më pas Kilian Mbape realizoi dopietë në minutën e 74′ dhe 90’+1′.

Pas ndeshjes, trajneri Didier Deshamp analizoi fitoren e djemve të tij dhe u ndal te forma fantastike e Mbapeës.

“Nuk ishte e lehtë sepse skuadra polake ishte e organizuar dhe gati për të dyluftuar ndaj nesh, por u treguam të aftë për t’i mundur. Pastaj është Kilian, i cili ka aftësitë për të zgjidhur çdo problem.

Sa mirë që e kemi në skuadër. Rezultati 3-1 është fryt i punës së madhe që kemi zhvilluar dhe i unitetit të grupit. Është me të vërtetë një gëzim i përbashkët.

Tani është koha për të kaluar disa momente me familjarët dhe të dashurit tanë”, deklaroi Deshamp.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat