Southgate, i impresionuar nga dyshja e mesfushës

Futboll

Southgate, i impresionuar nga dyshja e mesfushës

Më: 5 dhjetor 2022 Në ora: 14:34
Southgate, i impresionuar nga dyshja e mesfushës

Anglia fitoi lehtësisht 3-0 ndaj Senegalit dhe siguroi kualifikimin në çerekfinalet e “Katar 2022”. Në fillim ishte Jordan Henderson që zhbllokoi rezultatin pas një asisti të bukur nga Jude Bellingham, ndërsa në minutat shtesë erdhi edhe zhbllokimi i kapitenit Harry Kane. Sfidën e vendosi Bukayo Saka me golin e tij në fraksionin e dytë.

Në pronocimin pas përfundimit të sfidës, tekniku Gareth Southgate u shafq i kënaqur me ekipin e tij. Në veçanti vlerësoi dyshen e mesfushës Bellingham–Henderson.

“Jam i kënaqur me saktësinë tonë para portës dhe mënyrën sesi skuadra punoi. Ne nuk e nisëm sfidën mirë dhe vuajtëm në minutat e para, pasi Senegali kishte shumë energji dhe po ushtronte presion.  Mundësitë tona më të mira erdhën nga rifitimi i topit, mendoj se Bellingham dhe Henderson ishin të jashtëzakonshëm në këtë aspekt, fenomenalë.  Harry Kane gjeti rrugën e rrjetës, por mendoj se loja e tij është më e rëndësishme për ne. Sot ai luajti shumë mirë, sidomos në pjesën e dytë të ndeshjes.”

Në çerekfinale Anglia do të përballet me kampionët e botës në fuqi. Southgate vlerësoi Francën dhe deklaroi se për të avancuar më tej, Anglia duhet të luajë sfidën më të mirë të mundshme.

“Franca është një ekip i jashtëzakonshëm me rekorde të shkëlqyera dhe individë të mrekullueshëm. Ne do të duhet të luajmë në nivelin tonë më të mirë të mundshëm”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat