De Roon: Ëndrra për të luajtur kundër Messit u kthye në makth

Futboll

De Roon: Ëndrra për të luajtur kundër Messit u kthye në makth

Më: 10 dhjetor 2022 Në ora: 12:15
Marten De Roon thotë se Leo Messi ishte një ëndërr që u bë një makth

Mesfushori i Holandës, Marten De Roon thotë se Leo Messi ishte një ëndërr që u bë një makth, por është krenar për bashkatdhetarët e tij pavarësisht eliminimit të tyre në penallti kundër Argjentinës.

Holandezët bënë një rikthim tronditës, duke shënuar dy gola në 20 minutat e fundit të ndeshjes së tyre çerekfinale të Kupës së Botës kundër Argjentinës të premten, dhe duke detyruar amerikano-jugorët të fitojnë një vend në gjysmëfinale përmes penalltive.

Mesfushori i Atalantas, De Roon, një nga katër lojtarët e Serie A të përfshirë në kombëtaren holandeze, ka reaguar për humbjen e kombëtares së tij në rrjetet sociale.

“Kur isha fëmijë dëgjova babanë tim duke folur për makthin e Argjentinës”, shkroi ai në “Twitter”.

"Messi ishte ëndrra e çdo lojtari. Sot luajta kundër ëndrrës që u bë një makth. Urime Argjentinës, por jam shumë krenar për këtë skuadër.", ka shtuar ai.

Në gjysmëfinale Argjentina do të ballafaqohet me Kroacinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat