Weghrost pas “incidentit” me Messin

Futboll

Weghrost pas “incidentit” me Messin

Më: 10 dhjetor 2022 Në ora: 17:25
Weghrost pas “incidentit” me Messin

Pas ndeshjes së zjarrtë, Hollandë-Argjentinë, xhiron e botës e bëri një video në të cilën Lionel Messi, i drejtohet me fjalë të ashpra një lojtari hollandez, duke i thënë “Çfarë po shikon, budalla? Çfarë po shikon, budalla? Shko, shko…”.

Nga mediat është mësuar se lojtarit hollandez, të cilit i drejtohet “pleshti” është pikërisht autori i 2 golave të “tulipanëve”, Wout Weghrost

Për mediat pas incidentit, sulmuesi i Besiktas, e konsideroi sjelljen e Messit si jo respektuese.

“Thjesht prisja t’i shtrëngoja dorën, kjo ishte. Sjellja e tij nuk ishte respektuese.

Jam shumë i zhgënjyer, nuk kuptoj shumë spanjisht, por jam i sigurt se ai tha diçka shumë të keqe për mua”,- është shprehu i zhgënjyer Weghrost.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat