Nuk luan prej shtatorit, ndodhet një hap larg finales

Futboll

Nuk luan prej shtatorit, ndodhet një hap larg finales

Më: 11 dhjetor 2022 Në ora: 12:29
Nuk luan prej shtatorit, ndodhet një hap larg finales

Maroku iu fal golit fantastik të Youssef En Nesyri për të thyer Portugalinë dhe për të siguruar për herë të parë kualifikimin në gjysmëfinalet e një Botërori, arritje që nuk e ka realizuar asnjëherë më parë një kombëtare afrikane.

Sulmuesi i Sevilla realizoi një gol të bukur me kokë dhe tani do të sfidojë Francën kampione bashkë me shokët e tij. Një nga pikat më të forta të “Luanëve të Atlasit” është Selim Amallah, mesfushori që ndodhet nën kontratë me Standard Liege.

26-vjeçari me baba maroken dhe mama italiane, ka lindur dhe është rritur në Belgjikë, shtet ku jeton një komunitet i madh maroken. Edhe pse e nisi shumë mirë sezonin me Standardin (4 gola dhe një asist në 9 ndeshje), Amallah e ka zhvilluar më 30 shtator ndeshjen e fundit me ekipin belg!

Shkaku? Ai ndodhet në vitin e fundit të kontratës dhe nuk ka pranuar rinovimin. Drejtuesit e Standardit janë “hakmarrë” duke e përjashtuar nga lista e lojtarëve që klubi dërgoi në Federatë me emrat që mund të marrin pjesë në kampionat.

Gjithsesi, trajneri Hoalid Regragui e mori me vete në Katar dhe mesfushori modern, i cili bën mirë të dy fazat e lojës, po ia shpërblen me performanca shumë pozitive, ndërkohë që në muajin janar do ketë mundësinë të firmosë një parakontratë me klubin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat