Njihuni me tifozin e veçantë që bën tifo për dy kombëtaret gjysmëfinaliste

Futboll

Njihuni me tifozin e veçantë që bën tifo për dy kombëtaret gjysmëfinaliste

Më: 11 dhjetor 2022 Në ora: 23:17
Njihuni me tifozin e veçantë që bën tifo për dy kombëtaret gjysmëfinaliste

Zhjelko Buljubashiç është tifozi special që u lind në Split dhe u rrit në Argjentinë. Ai i përkrah dy përfaqësuese aktualisht në Kupën e Botës.

Dhe që të dyja do të luajnë në gjysmëfinale të Botërorit në Katar, Kroacia dhe Argjentina. Dy lojtarët e tij të preferuar janë Lionel Mesi dhe Luka Modriç. Madje ai ka bërë edhe një fanellë të veçantë, që u dedikohet të dyja shteteve.

“Kroacia ime dhe Argjentina ime po luajnë kundër njëra-tjetrës. Zemra ime është plot.

Për mua, kjo është finalja dhe pavarësisht se si përfundon, unë do të jem i lumtur”, ka thënë Buljubashi në një prononcim për mediat kroate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat