A do të dorëhiqet?

Futboll

A do të dorëhiqet?

Më: 13 dhjetor 2022 Në ora: 11:47
A do të dorëhiqet?

Anglia u eliminua në fazën e çerekfinaleve pasi u mposht nga Franca me rezultatin 1-2. Pasi “Tre Luanët” i thanë “mirupafshim” Botërorit, nuk dihet në trajneri Garet Sauthgejt do vazhdojë të qëndrojë në pankinë apo jo.

Në rast se  52-vjeçari tërhiqet, Federata Angleze ka nisur të studiojë alternativat dhe kush mund të jetë zëvendësuesi i tij ideal.

Sipas mediave britanike, ata po kërkojnë një trajner të huaj dhe kandidatët kryesorë janë Tomas Tuhel dhe Mauricio Poçetino.

Gjithashtu në synimin e tyre janë edhe Lampard e Gerard. Në ditët në vijim, nga Federata do të mundohen të bindin Sauthgejt për të vijuar projektin e tij të paktën deri në Euro 2024 pasi ai është plani A i “Tre Luanëve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat