​Enrique: Gabova që e mora një lojtar në Botëror

Futboll

​Enrique: Gabova që e mora një lojtar në Botëror

Më: 13 dhjetor 2022 Në ora: 15:34
Trajneri i Spanjës Luis Enrique

Trajneri i Spanjës Luis Enrique ka pranuar se është penduar që e ka ftuar në kombëtare një lojtarë pasi nuk i ka përmbushur pritjet e tij, por që ka hezituar ta zbulojë emrin e tij.

Tashmë ish-trajneri i Spanjës ka thënë se lojtari në fjalë nuk i kishte dalur ashtu siç e kishte menduar.

"Po. Një lojtar, por nuk do ta them emrin. Një lojtar nuk përfundoi të ishte ai që mendoja dhe do ta kisha ndryshuar për një lojtar tjetër”, tha ai.

Natyrisht, ne nuk dihet se për kë po fliste, por ai lavdëroi një mori lojtarësh duke përfshirë Pedri, Alvaro Morata dhe Marco Asensio. Ai gjithashtu ka thënë se do të dëshironte t'i jepte më shumë minuta Pablo Sarabias.

Luis Enrique gjithashtu tha se dëshiron të vazhdojë të jetë trajner dhe shpreson të kthehet në punë sezonin e ardhshëm.

“Unë dua të stërvitem, e shoh veten se dua të marr një klub dhe të jem në gjendje të zhvilloj me finesë dhe saktësi më të madhe atë që nuk kam qenë në gjendje të bëj në kombëtare,” shtoi ai.

Tashmë ka pasur një mori klubesh të lidhura me Luis Enriquen dhe rikthimi i tij në punë mund të jetë shumë i shpejtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat