Gafa e komentatorit

Futboll

Gafa e komentatorit

Më: 15 dhjetor 2022 Në ora: 11:47
Macron

Gjysmëfinalja mes Francës dhe Marokut përfundoi me fitoren e kampionëve në fuqi falë golave të Teo Hernandez dhe Kolo Muani. Përtej emocioneve të forta që transmetoi kjo sfidë, një moment tepër i vecantë po bën xhiron në rrjet.

Protagonist i një gafe u bë komentatori Di Genaro i televizionit italian Rai gjatë golit të dytë të Francës.

Në minutën e 80′ teksa “Gjelat” dyfishuan rezultatin, kamerat shkuan tek presidenti Makron i cili po duartrokiste.

Në atë moment Di Genaro u shpreh: “Edhe Sarkozi duartroket”.

Por komentatori tjetër Alberto Rimedio ndërhyri dhe e korrigjoi menjëherë gafën: “Na falni, Makron. Thamë presidentin e gabuar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat