Mësohen shumat që fitojnë 4 skuadrat në sfidat e fundit në Katar

Futboll

Mësohen shumat që fitojnë 4 skuadrat në sfidat e fundit në Katar

Më: 15 dhjetor 2022 Në ora: 16:31
Messi e Mbappe

Kupa e Botës është tashmë në fazën e saj finale, me dy ndeshjet e fundit që do të luhen në fundjavë.

Të shtunën nga ora 16:00 do të zhvillohet ndeshja për vendin e tretë mes Kroacisë dhe Marokut, kurse të dielën, në të njëjtën kohë, do të zhvillohet finalja e madhe mes Argjentinës dhe Francës.

Argjentina dhe Franca e kanë fituar nga dy herë Kupën e Botës, por Argjentina mban avantazhin ballë për ballë në ndeshjet direkte me gjashtë fitore, Franca ka tre dhe tre ndeshje të tjera kanë përfunduar me barazime.

Kur jemi tek kompeticioni i këtij viti, vendi i parë do të shpërblehet me 40 milionë euro, shumë kjo që do të shkojë tek Argjentina apo Franca. Vendi i dytë do të fitojë 29 milionë euro dhe për të të tretin 26 milionë euro.

Shuma prej 40 milionë eurove është shifra më e madhe që ndonjë kombëtare ka marrë ndonjëherë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat