Franca në alarm para finales

Futboll

Franca në alarm para finales

Më: 15 dhjetor 2022 Në ora: 17:47
Franca në alarm para finales

Franca luan të dielën finalen e Botërorit 2022 me objektivin që përballë Argjentinës së Mesit të arrijë të mbrojë titullin e katër viteve më parë. Por francezët duket se nuk po shkojnë në formën më të mirë në këtë ndeshje, për shkak të “virusit të gamiles”.

Një virozë ka rënë në kampin e “gjelave” dhe “viktimat” e tij ishin Rabio dhe Upamekano, të cilët munguan në ndeshjen gjysmëfinale ndaj Marokut. Deshamp shpreson t’i ketë të dy në dispozicion për sfidën finale, por ndërkohë Koman ka shfaqur të njëjtat simptoma të virozës dhe nuk është në gjendjen optimale për duelin, siç e konfirmoi edhe vetë trajneri.

“Koman gjithashtu ishte me temperaturë në mëngjes. Në Doha temperaturat kanë rënë pak, pro edh kështu ka ajër të kondicionuar të ndezur gjatë gjithë kohës. Kemi pasur disa raste të simptomave të ngjashme me gripin.

Po mundohemi të jemi të kujdesshëm që të mos përhapet te lojtarët, ndërsa këta të fundit kanë bërë një punë të shkëlqyer dhe sistemi i tyre imunitar po i reziston.

Upamekano u ndje keq që pas ndeshjes me Anglinë. Ndodh kur sforcohesh shumë, trupi yt dobësohet dhe ke më shumë prirje për t’u infektuar nga ky virus.

Po marrim të gjithë masat e nevojshme, po mundohem të sigurohemi që të mos përhapet. Por siç dihet, viruset janë infektivë dhe duhet të marrim masa ndaj tyre. Ndaj e kemi izoluar Upamekano dhe Adrien nga të tjerët”, shpjegoi tekniku problemin kryesor me të cilin po përballet para finales.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat