Benzema merr vendimin befasues para finales

Futboll

Benzema merr vendimin befasues para finales

Më: 16 dhjetor 2022 Në ora: 17:12
Benzema

Sulmuesi francez Karim Benzema thuhet se nuk do të jetë në finalen e Kupës së Botës për shkak të trajtimit që i është bërë nga trajneri Didier Deschamps. Ylli i Real Madrid ka humbur të gjithë turneun në Katar pasi pësoi një dëmtim në kofshë gjatë seancës së parë stërvitore të skuadrës në Doha.

Megjithatë, francezëve nuk u ka munguar Benzema, pasi ata kanë luftuar për në finalen e tyre të dytë radhazi të Kupës së Botës. Ata do të përballen me skuadrën e Argjentinës të Lionel Messit të dielën, por sipas gazetës spanjolle Libertad Digital sugjerohet që Benzema nuk do të fluturojë në Katar për ndeshjen.

Gazeta pretendon se ai është i zemëruar me Deschamps, i cili thuhet se e dërgoi në shtëpi për shkak të dëmtimit të tij. Gjithashtu thuhet se 34-vjeçari nuk është i kënaqur me komentet e trajnerit të bëra gjatë konferencave për shtyp.

Deschamps hodhi poshtë pyetjet nëse Benzema do të mund të luante apo jo në finale. Ai tha: “Nuk dua t’i përgjigjem kësaj pyetjeje, vazhdoni me pyetjen tjetër”.

Sulmuesi është stërvitur me Real Madrid-in dhe iu deshën vetëm tre ditë trajtim për të rikuperuar. Benzema është ende pjesë e listës sëFrancës për Kupën e Botës, kështu që do të mund të luante për ta nëse do të thirrej.

Një pjesë e zemërimit të lojtarit ndaj trajnerit ka ardhur pasi atij i sugjeruan që të largohej nga skuadra franceze, pasi Deschamps thuhet se i tha: “Sa keq Karim që duhet të largohesh”.

Benzema që atëherë ka luajtur për Real Madridin në një ndeshje miqësore kundër Leganes në të cilën Los Blancos barazuan 1-1. Mendohet se nëse ai do të grumbullohej nga Franca, real-i tij nuk do ta pengonte të kthehej në Katar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat