Shabani, zbulon detaje nga takimi me kryetarin e FFM-së, Sejdini: Ky është projekti

Futboll

Shabani, zbulon detaje nga takimi me kryetarin e FFM-së, Sejdini: Ky është projekti

Më: 16 dhjetor 2022 Në ora: 17:38
Shabani

Dje me ftesë të kryetarit të komunës së Likovës, Erkan Arifi, për vizitë zyrtare në këtë komunë ishte kreu i Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM-së), Muhamed Sejdini me disa bashkëpunëtor të tij.

Sekretari i LFK-Likovë, Llokman Shabani, zbulon për Open-TV detaje nga takimi.

“Fillimishtë e falënderojmë kryetarin e FFM-së, Muhamed Sejdini që ishte në vizitë në komunën tonë.

Të parin e federatës e njoftuam për një projekt ideor të stadiumit të KF Besa, ku tani duhet që dokumentacionin e nevojshëm ta dorëzojmë tek Ministria e Transportit dhe Lidhjes.

Në projekt parashihet ndërtimi i një tribune, tereni me bar, vend për parkim dhe drita. Tani ka mbetur që Sejdini të shikoj gjendjen në federatë dhe në takimin e ardhshëm do të mësohemi për detajet e reja”, deklaroi Llokman Shabani, sekretar i LFK-Likovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat