Rami: Messi është një legjendë

Futboll

Rami: Messi është një legjendë

Më: 16 dhjetor 2022 Në ora: 23:15
Rami: Messi është një legjendë

Fituesi i Kupës së Botës me Francën, në “Rusi 2018”, Adil Rami ka folur ditën e sotme, për finalen e së dielës midis Argjentinës dhe Francës, ku e ka cilësuar ndeshjen, si një përballje shumë stresuese.

“Si e shoh? Përballja, do të jetë vërtet stresuese. Do të doja të isha në gjendje të them se do të fitojmë…

Do të doja ta thoja por preferoj të jem i përulur dhe mbi të gjitha i kujdesshëm”,- u shpreh fituesi i Kupës së Botës.

Në fjalën e tij, Rami foli dhe për skuadrën argjentinase, ku nuk munguan lavded as ndaj “asit” të Argjentinës, Lionel Messi.

“Nuk më pëlqen kjo skuadër argjentinase. Më pëlqen shumë Lionel Messi, ai është një legjendë dhe një nga lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave, pata fatin që e takova në Spanjë.

Por imazhi që skuadra argjentinase ka treguar gjatë këtij Botërori se nuk është e bukur shumë agresivitet, neveri dhe lojë të padrejtë… Unë mendoj se ajo nuk tregoi një imazh të mirë në fushë”,- tha në fund të fjalës së tij, ish-mbrojtësi i Milanit/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat