Tërhiqet nga futbolli në moshën 38-vjeçare

Futboll

Tërhiqet nga futbolli në moshën 38-vjeçare

Më: 17 dhjetor 2022 Në ora: 11:26
Farfan

Karriera e Jefferson Farfan ka përfunduar zyrtarisht.

Sulmuesi peruan përmes një postimi të publikuar në profilin e tij në Instagram ka bërë të ditur vendimin e tij për të varur këpucët në gozhdë në moshën 38-vjeçare.

“Pas kaq shumë gëzimesh dhe përmbushjes së ëndrrave të mia më të mëdha, ka ardhur koha t’i jap lamtumirën futbollit dhe të mbyll këtë fazë të bukur në jetën time.

Faleminderit të gjithëve për mbështetjen tuaj të pakushtëzuar, faleminderit futboll!”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat