Kroati që ngriti në këmbë Kosovën: Ky është fjalimi im i fundit! Po i numëroj ditët e fundit!

Futboll

Kroati që ngriti në këmbë Kosovën: Ky është fjalimi im i fundit! Po i numëroj ditët e fundit!

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 17 dhjetor 2022 Në ora: 15:34
Mirosllav Çiro Blazheviq

Për herë të parë u nda çmimi “Vlladimir Beara” në Zagreb për kontribut në zhvillimin e kulturës sportive dhe tolerancës sociale, ndërsa laureat i parë është për kroatin Mirosllav Çiro Blazheviq.

Ish trajneri i famshëm i gjeneratës së artë të Prishtinës së kapitenit Fadil Vokrri, në pranverën e vitit 1985, Mirosllav Blazheviq, ka arritur në ceremoninë e ndarjes së çmimeve direkt nga Baseli, ku ishte në spital. Gjendja e tij shëndetësore (vuan nga kanceri) nuk është aspak e mirë. Ecën me vështirësi.

“Të dashur njerëzit e mi. Ju u mblodhët në numër të madh dhe më bëtë një nder të madh. Por ky është fjalimi im i fundit për publikun në një tubim publik. Mbaroi. Nuk ka më. Mirupafshim Çiro. Po i numëroj ditët e fundit, e di këtë”, - tha Çiro dhe mori duartrokitje të mëdha nga të pranishmit. Të gjithë u ngritën në këmbë dhe duartrokitjet zgjatën për një kohë të gjatë, transmeton media kroate “Vecernjlist”.

Pas marrjes së çmimit, ai nuk kishte më forcë për asnjë bisedë me mediat, biseda që i bënte gjithmonë me kënaqësi dhe nuk i refuzonte kurrë.

“Më vjen mirë për Daliqin që edhe një herë arriti një rezultat të madh me kombëtaren kroate. I uroj me gjithë zemër të fitojë medaljen e bronztë. Dikush do të thotë se medalja e bronztë nuk ia vlen, se ia vlen vetëm nëse luan në finale. Nuk është e vërtetë, këtë e di më së miri”, tha Bllazheviq. 

Bllazheviç është selektori i parë, që me Kroacinë fituan medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror në vitin 1998.

Në kohë kur ka qenë trajner i Prishtinës, stadiumii vlonte, 35-40 mijë shikues! Edhe sot flitet me nostalgji për Çiron e madh!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat