Ndërron jetë gazetari i njohur sportiv italian…

Futboll

Ndërron jetë gazetari i njohur sportiv italian…

Më: 17 dhjetor 2022 Në ora: 20:03
Mario Skonkerti

Gazetari sportiv italian Mario Skonkerti ka ndërruar jetë në moshën 74-vjeçare si pasojë e një ataku në zemër. 

Para karrierës së tij televizive, Skonkerti kishte punuar për ‘Corriere dello Sport’ deri në vitin 1979, kur më pas iu besua drejtimi i faqeve sportive të ‘Repubblica’.

Nën drejtimin e tij, ai mbart dy pena të shkëlqyera të gazetarisë italiane: Xhani Brera dhe Xhani Mura. 

Në vitin 1987 ai u transferua nga ‘Repubblica’ në ‘Gazzetta dello Sport’, si zëvendësdrejtor nën drejtimin e Kandido Kanavos.

Në vitet 2000, ai u transferua më pas në televizion, duke punuar si kolumnist fillimisht për ‘Sky’ dhe më pas për ‘Rai’. Në dy vitet e fundit ai kishte punuar edhe në transmetimin Italia 1 “Pressing”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat