Askush si ai, Kylian Mbappe futet në historinë e Botërorit

Futboll

Askush si ai, Kylian Mbappe futet në historinë e Botërorit

Më: 18 dhjetor 2022 Në ora: 18:11
Askush si ai, Kylian Mbappe

Franca ka bërë një përmbysje të çmendur me Argjentinën për dy minuta.

Kylian Mbappe shënoi golin e parë në minutën e 80′ me penallti dhe në minutën e 81′ shënoi një supergol pas një kundërsulmi perfekt.

Kështu Mbape bëhet lojtari i parë që ka shënuar golat më të shpejtë në një finale të Kupës së Botës, duke kaluar 2 golat e Ronaldo “Fenomenit” në 12 minuta kundër Gjermanisë në 2002.

Gjithashtu 23-vjeçari regjistron një tjetër rekord. Ai bëhet futbollisti i 5-të që shënon në 2 finale të Kupës së Botës pas Vava, Pela, Brajtner dhe Zidan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat