Strakosha prek fundin

Futboll

Strakosha prek fundin

Më: 20 dhjetor 2022 Në ora: 14:19
Strakosha prek fundin

Intervistë ekskluzive e realizuar nga ‘TuttoMercatoweb.com’ me Federico Pastorello. Agjenti i portierit Thomas Strakosha u shpreh kështu për të ardhmen e ish-lojtarit të Lazios, i cili tani është duke ngrohur stolin me kohë të plotë te Brentford: “Ndoshta ata po mendonin të shisnin portierin e tyre, nuk e di.

Sidoqoftë, qartësisht është një situatë jo e mirë. Ne u gjendëm në menaxhim për një kohë shumë të shkurtër dhe sot krijon pak siklet, sepse për një portier që ka luajtur mbi 200 ndeshje në Serie A me Lazion, ta shohë veten duke mos luajtur te Brentford, nuk është e lehtë.

Kuptohet që jemi duke folur për një klub të rëndësishëm të Premier League, por qëndrimin në stol atje e shoh si anomali. Strakosha më kërkoi t’i gjeja një zgjidhje, le të shohim. Ai është një nga ato emra, pjesë e grupit të portierëve që do të lakohet në merkato prej dëmtimit të Neuer (Bayerni po kërkon të huazojë dikë nga janari).

Ne i kemi veshët ngrehur për të dëgjuar mundësitë që do të vijnë. Nuk do të më çudisë fakti nëse ai do të lëvizë në janar, edhe sepse vetë Brentford e kuptoi sikletin e djaloshit për ta jetuar këtë situatë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat