Tchouameni: Nuk harrohet lehtë ky hidhërim

Futboll

Tchouameni: Nuk harrohet lehtë ky hidhërim

Më: 20 dhjetor 2022 Në ora: 21:48
Tchouameni: Nuk harrohet lehtë ky hidhërim

Aurelien Tchouameni dhe Kingley Coman, nuk ia dolën t’i shënonin penalltitë e tyre në finalen e Kupës së Botës, gabime që i dhuruan Argjentinës trofeun e Botërorit për herë të tretë në histori.

Dy lojtarët janë përballur me ofendime pafund dhe komente raciste nga tifozët francezë, veprime që kanë sjellë reagimin e Bayern Munchen dhe Federatës Franceze të Futbollit.

“Bayerni dënon ashpër komentet raciste të bëra kundër Kingsley Coman. Familja e Bayernit të mbështet, racizmi nuk ka vend në sport dhe në shoqërinë tonë”, lexohej në komunikatën zyrtare të kampionëve të Gjermanisë.

FFF shkon edhe më tej: “Pas finales së Kupës së Botës, disa lojtarë të skuadrës franceze ishin objektiv i gjuhës së papranueshme raciste dhe urrejtjeje në mediat sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat