Tfozja e Argjentinës rrezikon të burgoset

Futboll

Tfozja e Argjentinës rrezikon të burgoset

Më: 21 dhjetor 2022 Në ora: 11:33
Tfozja e Argjentinës rrezikon të burgoset

Ta fitosh Kupën e Botës nuk është diçka që ndodh çdo ditë, dhe sigurisht festa në të tilla raste mund të jetë edhe e shfrenuar.

Kështu veproi edhe një tifoze argjentinase në tribunat e stadiumit Lusail, në momentin që Argjentina e saj siguroi të tretin Botëror pas goditjeve të penalltisë në ndeshjen me Francën.

Ajo vendosi të heqë bluzën dhe të dalë “topless” teksa kamerat nuk e humbin shansin për ta fokusuar.

Ndërkohë, menjëherë ndërhynë punonjësit e sigurisë që shoqëruan argjentinasen jashtë stadiumit, teksa tashmë për të kanë nisur edhe telashet.

Bëhet fjalë për një vend si Katari dhe në mediat botërore theksohet se tifozja rrezikon edhe burgun pasi autoritet katariote në fillimin e kompeticionit kishin vendosur një kod veshje i cili nuk duhej thyer.

Gjithsesi, duke qenë se bëhet fjalë për një ngjarje të madhe si Botërori, tifozja që tashmë është bërë e famshme në të gjithë botën mund t’ia hedhë edhe me një gjobë të majme. Tch.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat