Pushimet e Manuel Neuer nuk ishin të kënaqshme për portierin gjerman, i cili theu këmbën e tij duke skijuar.
Kjo gjë ka paraqitur problem të madh për Bayern Munichun, që tani gjendet në kërkim të një portieri.
“Mediafoot” bën të ditur se Bayerni po tregon interesim në heroin e Kupës së Botës së Argjentinës, Emiliano Martinez.
Që prej transferimit nga Arsenali te Aston Villa, Martinez ka treguar paraqitje fantastike, ku i ka vazhduar ato edhe në Botërorin në Katar, paraqitje këto që tani po alarmojnë top klube evropiane.