Messi rikthehet në shtëpi me helikopter, tifozët i bllokojnë hyrjen

Futboll

Messi rikthehet në shtëpi me helikopter, tifozët i bllokojnë hyrjen

Më: 21 dhjetor 2022 Në ora: 15:27
Messi

Festimet e triumfit të Kupës së Botës nuk kanë të mbaruar për argjentinasit.

Pas kaosit në Buenos Aires, ku humbi jetën një tifoz dhe disa të tjerë arritën që të merrnin peng një makinë policie, radhën e ka Rosario.

Në orët e fundit në rrjetet sociale janë publikuar disa video ku vihet re qartë vështirësia e madhe që ka pasur Lionel Messi për të hyrë në shtëpinë e vet në qytetin e lindjes, Rosario. Mësohet se rreth banesës ku jeton Messi ishin mbledhur rreth 1000 persona, të cilët prisnin me padurim idhullin e tyre.

Mediat argjentinase njoftuan se Messi së bashku me bashkëshorten Antonella Roçuzzo udhëtuan drejt Rosarios me helikopter.

Truprojat e 35-vjeçarit vlerësuan me rrezik të lartë përshkrimin e rrugës nga Buenos Aires në Rosario me makinë dhe për këtë motiv këshilluan sulmuesin që të përshkruanin 200 km distancë nga ajri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat