Kjo është përqindja e mundësive për të ardhmen e Messit

Futboll

Kjo është përqindja e mundësive për të ardhmen e Messit

Më: 21 dhjetor 2022 Në ora: 15:47
Messi

Lionel Messi më në fund e fitoi trofeun e vetëm që i mungonte dhe tash e kompletoi karrierën.

E tash, pas pushimit ylli argjentinas do t’i rikthehet klubit të tij, Paris Saint-Germain për pjesën e dytë të sezonit.

Por, a do të jetë ky sezoni i fundit i 35 vjeçarit në fanellën e klubit francez?

Ku do ta shohim shtatë herë fituesin e Topit të Artë në edicionin 2023/24?

Këtyre pyetjeve u është përgjigjur eksperti i “SisalTispter”, Gianluca Boserman.

“Protagonistit të Botërorit do t’i skadojë kontratë më 30 qershor. Mundësitë e qëndrimit në PSG janë 4%. 22% janë mundësitë dhe dëshira e njerëzve që ta shohin në ligën MLS, kurse 15% për një rikthim të mundshëm në Barcelonë. E një tjetër 15 për qindësh e sheh duke u rikthyer në Newell’s Old Boys, që ishte edhe klubi i tij i fëmijërisë”, ka thënë ai.

Messi kishte thënë se do të mendojë për të ardhmen veç pas përfundimit të Botërorit, ku u tregua mjaft i suksesshëm, duke e udhëhequr Argjentinën drejt triumfit në “Katar 2022”, pas pritjes prej 36 vjetësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat